AKTUALITET, 1 Mars 2020, 17:33

Voltana Ademi: Dhjetë arsye se përse do t'i bashkohem Metës në tubimin e 2 marsit

Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës, do të jetë ditën e nesërme në shesh, mes shumë demokratëve të tjerë që i janë bashkuar tubimit thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Ajo ka listuar një sërë arsyesh se përse qytetarët sipas saj duhet t'i bashkohen presidenti Meta.

"Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,

Me përgjegjësi për të ardhmen,

Me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,

Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social,

Për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,

Me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,

Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor,

Si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit,

Për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,

Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,

Me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit”

Mbrojmë kushtetutën e republikës tonë,

Vendin tonë, Shqipërinë", shkruan Ademi.