AKTUALITET, 24 Qershor 2021, 15:18

Dy viktima dhe 14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy viktima dhe 14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e

Në 24 orët e fundit në Kosovë dy qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1, 764 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 14 persona.

Instituti i Shëndetit Publik raportoi se në 24 orë janë shëruar 6 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105, 280 persona.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 149,121 doza të vaksinës kundër koronavirusit.