AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 09:00

Infektohet me koronavirus kryetari i komunës në Kosovë

Infektohet me koronavirus kryetari i komunës në Kosovë


Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ka dalë pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se javën e kaluar kishte pasur kontakt me një koleg nga Prishtina, i cili më pas ka dalë pozitiv me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Kastrati tha se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se do të qëndrojë i vetizoluar në shtëpi, prej ku do të kryejë edhe obligimet e tij si kryetar komune.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1, 756 raste me koronavirus. Prej tyre, 968 persona janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdēkur. /REL