AKTUALITET, 31 Maj 2020, 10:02

‘Dy modele dhe dy alternativa’, Ish Presidenti Nishani replikon me Edi Ramën përmes dy fotove


Ish-presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur me një foto akuzave të qeverisë kundër takimeve të kreut të opozitës në qytetin e Durrësit.

Nga një anë e fotos janë banorët e një lagjeje në qytetin bregdetar, me të cilët u takua kreu i opozitës, Basha, ndërsa nga ana tjetër është policia që dhunon një të ri në mbrojtje të Teatrit.

“Dy modele, dy rrugë, dy alternativa, dy oferta! Pushteti i kapur nga mafia përballë #opozitës tek populli. Kuqezi mos rri po duku”– shkruan ish-Presidenti Nishani në Twitter.