AKTUALITET, 31 Maj 2020, 09:30

Shembja e Teatrit, Rama nuk heq dorë, e përmend sërish: Ishte si haur kafshësh, dhanë shpirt ‘të mëdhenjtë’ e skenës

Shembja e Teatrit, Rama nuk heq dorë, e përmend sërish: Ishte si


Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke u marrë sërish me godinën e Teatrit Kombëtar. Duke publikuar pamjet nga hapësirat e reja të Teatrit të Operas dhe Baletit, Rama shkruan se kushtet janë si në Europë dhe do të falin kënaqësi për dashamirësit e artit.

“Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…,”-shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

MIRËMËNGJES me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…