TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plāgosur nga të shtënat me armē zjarri në Kurbin.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër kryqit të Gjormit, ku një person ka qëlluar me armē zjārri.
I vdekur ka mbetur 37-vjeçari Bujar Lika, ndërsa të plāgosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin /Informacion paraprak
Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrārë me armē zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plāgosur shtetasit P.Gj ,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krímet e Rënda në Departamentin e Policisë Kríminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.