AKTUALITET, 31 Maj 2020, 00:16

Shpërthimi në Tiranë, policia: Dyshohet se erdhi nga një lëndë plasëse

Shpërthimi në Tiranë, policia: Dyshohet se erdhi nga një

Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Shpërthimi ndodhi në Rrugën e Dibrës midis një lokali dhe një hoteli. Sipas policisë, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plāsëse.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyēr një sasi e dyshuar si lëndë plāsese. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.