TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas katër orë diskutimesh ka përfunduar mbledhja Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Nuk dihet ende nëse është arritur konsensus mes palëve politike, por janë të shumta çështje që ato kanë diskutuar duke pasur dhe debate të nxehta.
Përfaqësuesit e opozitës në tryezën e Zgjedhores Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në fjalën e tyre janë shprehur se PS-ja ka vetëm një qëllim dhe ajo është vjedhja e votave.
“Është i pamundur përsa i përket çështjeve të administrimit të zgjedhjeve nuk heq dorë vetë mbush kutitë vetë i numëron dhe vetë shpall rezultatin. PS ka vetëm një strategjinë vjedhjen dhe marrja e votave në tavolin, kjo është një detaj që opozita nuk do e lejojë. Të gjithë propozime tona janë refuzuar pavarësisht fleksibilitetit të opozitës për të gjetur kompromis ne jemi përballur me refuzimin e çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor. PS-ja do të krijojë një alibi dhe ti vendosë rregullat vetëm. Deri më sot kërkesat e opozitës janë refuzuar nga PS-ja, që nuk ka interes për reformën zgjedhore”, është shprehur Bylykbashi.
Ndërsa Petrit Vasili tha se me qëndrimin që po mban mazhoranca kërkon të legjitimojë zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, qëllimi i vetëm i PS është që të minojë reformën zgjedhore.
"Mazhoranca kërkon të legjitimojë eksperimentin e 30 qershorit ku numëruesit dhe komisionerët e qeverisë të bëhen me ligj. PS me një votim korrekt nuk i fiton zgjedhjet. Tani kërkon të mbushë kutitë në tavolinë e të numërojë votat vetë ashtu si bëri në 30 qershor. Opozita nuk tërhiqet nga standardet bazike dhe të hyjë në një rrugë pa krye. Sot ka vetëm një strategji të PS ta minojë reformën zgjedhore dhe të shkojë drejt logjikës së faktit të kryer", u shpreh nënkryetari i LSI.