AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 17:11

Emocionet e heroit Vojvoda: I treguam gjithë botës se mund të bëjmë gjëra të mëdha

Emocionet e heroit Vojvoda: I treguam gjithë botës se mund të

Mërgim Vojvoda ka qenë protagonist absolut i sfidës së sotme mes Kosovës dhe Republikës Çeke. Mbrojtësi i talentuar jo vetëm që u tregua i aftë të mbyllte hapësirat në krahun e tij, por edhe shënoi me zgjuarsi një gol të shkëlqyer në pjesën e dytë që i dha suksesin 2-1 “Dardanëve’.

“Me këtë fitore i tregojmë të gjithë botës se edhe pse jemi kombëtare e re, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Tani do të shkojmë në Angli me pozitivitet dhe të tregojmë se nuk do ta kenë të thjeshtë të shkojnë në Europian”, ishin fjalët e Vojvodës menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, para se me shokët e skuadrës të shkonte të bënte xhiron e nderit poshtë tribunave të tejmbushura të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Futbollisti 24-vjeçar iu bashkua Kosovës në vitin 2017, ndërsa më parë kishte luajtur me moshat e Shqipërisë, duke luajtur që atëherë me të në 12 ndeshje me fanellën e saj në këtë rrugëtim historik