AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 17:26

Përplasen dy automjete në Lushnje, plagosen dy të rinj (EMRAT)

Përplasen dy automjete në Lushnje, plagosen dy të rinj (EMRAT)

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Lushnje, në vendin e quajtur Golem.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë plagosur dy të rinj.

Të plagosurit janë: Griselda Hoxha, 28 vjeç dhe Kevin Agolli 23 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.