AKTUALITET, 29 September 2026, 18:32

Fier/ Zjarri masiv përfshin kodrat me ullishte në Gorishovë

Fier/ Zjarri masiv përfshin kodrat me ullishte në Gorishovë

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullishte në Gorishovë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë me shkurre, ullishte dhe masiv pyjor, të favorizuara edhe nga era.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve, pavarësisht terrenit të thyer.