TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një peshkatar ka humbur jetën në Detin Adriatik. Policia bën me dije se dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, kapiten i një peshkarexhe është hedhur në det dhe për pasojë është mbytur.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË
Durrës
Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.