TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Sokol Hazizaj është prononcuar për mediat jashtë dyerve të GJKKO.
Ai ka raportuar për gjendjen shëndetësore të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla sipas të cilit vuan nga një sëmundje e rëndë.
Hazizaj thotë se Llalla ndodhet në regjim spitalor në Shqipëri.
Sa i përket çështjes, avokati theksoi se pret një reflektim nga Gjykata e Apelit pasi Shkalla e Parë nuk pranoi provat e tyre dhe vazhdimin në themel të çështjes.
“Vuan nga një sëmundje e rëndë, arsye se pse sot nuk erdhi në gjykim, është në regjim spitalor. Është në regjim spitalor. Në Shqipëri është.
Çfarë vendimi? Presim që Gjykata e Apelit të reflektojë mbi gabimet e tmerrshme të Gjykatës së Shkallës së Parë, sa i përket mënyrës mospranuese refraktare ndaj provave tona dhe vazhdimit në themel të çështjes. Jemi para një rasti suis-generis, nuk pranohet deklarimi dhe konsiderohet si mosdeklarim.”- tha Hazizaj.