TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gërmadhat dhe sende të të djegura rikujtojnë tmerrin e natës së trishtueshme që u mori jetën së paku 14 pacientëve me koronavirus.
Krevatet dhe orenditë e djegura të spitalit tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Modular për Covid të Tetovës.
Pamjet ishin mjaft të rënda dhe shqetësuese.
Njerëzit vraponin pas të afërmve të tyre, për t’i gjetur dhe për t’i ndihmuar. Britma dhe të qara te shumta, mes të cilëve edhe një fëmijë i cili kërkonte prindërit e tij.
Pos familjarëve, thuajse i tërë qyteti erdhi, për të ndihmuar.
Erdhën edhe funksionarët shtetëror. Autoritetet kanë angazhuar pesë prokurorë për të hetuar se si u shkaktua zjarri.
Ekspertët e hetuesisë prej mbrëmë kanë ardhur dhe vazhdojnë edhe sot të mbledhin prova.
Ende askush zyrtarisht nuk mund të thotë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Zyrtarët ndërkohë kanë bërë thirrje që të priten ekspertët derisa ta kryejnë punën e tyre.
[gallery ids="565205,565203,565206,565204"]