AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 12:42

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Braçe: Nuk e mohoj korrupsionin

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Braçe: Nuk e mohoj


Zv.kryeministri në detyrë, Erion Braçe ka reaguar pas publikimit të Indeksit Vjetor nga Dhoma Amerikane e Tregtisë e cila tregonte sërish një ulje të besimit të biznesit në Shqipëri.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Braçe, duke iu referuar këtij raporti, ku përmendeshin ndër të tjera edhe burokracitë, korrupsioni apo taksat e larta si pengesë për investitorët amerikane, thotë se nuk e mohon që në vendin tonë ka korrupsion.

Por pika ku Braçe nuk pajtohet me atë që thuhet në raportin e publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë është sa i përket nivelit të tatimit mbi fitim.

Sipas tij, “niveli i tatimit mbi fitimet, të ardhurat nga dividentët, aksionet, depozitat, qiratë etje, të biznesit të madh e VIP, është i sheshtë, i ulët, madje më i ulët edhe se në vendin e origjinës.

Aaaa po, kemi nje problem me tatimin progresiv mbi te ardhurat nga puna, vecanerisht ne fashen e mesme te larte, i cili, i kombinuar me tatimin mbi te ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejtesi.

Po ecim, na duhet te ecim edhe me fort duke rimekembur besimin e gjithkujt me akte te qarta qe demokratizojne tregjet, garantojne lirine e konkurencen ne to!”, thekson Braçe.

Ndër të tjera zv.kryeministr ië detyrë propozon dhe “nje progresivitet te shtrire kudo, te arsyeshem, te drejte, per te gjitha te ardhurat e nje viti, qe nuk rendon me as mbi punetoret, as mbi shtresen e mesme te shoqerise”.

Postimi i plotë:

NUK MOHOJ DOT PROBLEMET,

NGA KORRUPSIONI TEK KONKURENCA,

POR NIVELI I TATIMIT MBI FITIMIN,

TE ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET ETJ, ESHTE ME I ULET EDHE SE NE SHBA!

E falenderoj Dhomen Amerikane te Tregetise ne Tirane qe sherben ne menyre periodike si pasqyre e probleme te te berit biznes ne kete vend;

Nuk kam si te mohoj problemet;

Korrupsionin, burokracine, paqendrueshmerine e akteve e procedurave, paqartesine ende te pronesise se tokes se pari, prokurimet e kontratave te puneve e sherbimeve publike, mallrave, edhe pse ka patur perparim ne aspektin e ligjit, udhezimeve ne zbatim te tij; Evazionin e perhapur fiskal qe cenon barazine ne treg e konkurencen po aty, nderkohe qe perpjekja per fiskalizimin e transaksioneve ne tregje po shenon perparim etj etj.

Por,

NIVELI I TATIMIT MBI FITIMET,

TE ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET, DEPOZITAT, QIRATE ETJ,

TE BIZNESIT TE MADH E VIP,

ESHTE I SHESHTE, I ULET, MADJE ME I ULET EDHE SE NE VENDIN E ORIGJINES!

Aaaa po, kemi nje problem me tatimin progresiv mbi te ardhurat nga puna, vecanerisht ne fashen e mesme te larte, i cili, i kombinuar me tatimin mbi te ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejtesi.

KY DUHET ADRESUAR SA ME PARE,

NE MENYRE GJITHPERFSHIRESE E PERFUNDIMTARE, ME NJE LIGJ TE RI PER TATIMIN MBI TE ARDHURAT;

Per mua me nje progresivitet te shtrire kudo, te arsyeshem, te drejte,

per te gjitha te ardhurat e nje viti,

qe nuk rendon me as mbi punetoret,

as mbi shtresen e mesme te shoqerise.

Natyrisht, keto jane politika dhe politika per keto duhet.

Nderkohe une jam plotesisht dakort me ambasadoren e #SHBA se,

nje #SISTEMDREJTESIE funksional, profesional, efikas, i paster nga korrupsioni e klientelizmi, i barabarte pavaresisht statusit ekonomik e pronesor, eshte garanci jetike per drejtesi ne treg, ne prokurime, tatime, konkurence, mosmarreveshje e siguri te drejtash mbi pronesine.

Po ecim, na duhet te ecim edhe me fort duke rimekembur besimin e gjithkujt me akte te qarta qe demokratizojne tregjet, garantojne lirine e konkurencen ne to!