AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 15:20

Kosovë/ Numër i lartë viktimash në 24 orët e fundit

Kosovë/ Numër i lartë viktimash në 24 orët e fundit

Vijon të jetë i lartë numri i personave që humbin jetën nga Covid në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 19 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 703 raste të reja nga 10,851 testime.

Në orët e fundit janë shëruar 2255 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 131,930.

Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me Covid, 20,652 qytetarë.