LIFESTYLE, 30 Korrik 2021, 15:11

Dua Lipa shijon pushimet në rivierën shqiptare, publikon foto nga jahti luksoz

Dua Lipa shijon pushimet në rivierën shqiptare, publikon foto nga

Dua Lipa po shijon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid në Shqipëri. Pasi inspektoi kopshtin që po ndërtohet me financimin e saj, Dua iu drejtua jugut të vendit për të shijuar disa ditë relaksi. Së fundmi, autorja e hitit “Levitating” ka ndarë disa momente të tjera ku shihet në jaht ndërsa hidhet në det me Anwar-in. Përsa i përket muzikës, Dua sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Demeanor”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Gjatë konferencës për gazetarët që mbajti pak ditë më parë, Dua foli dhe për mundësinë e realizimit të një kënge në shqip. Dua u shpreh se ka ende shumë punë dhe ndoshta kjo mund të arrihet nëpërmjet modernes dhe tradicionales shqiptare.