LIFESTYLE, 28 Korrik 2021, 14:12

Gold Ag feston ditëlindjen, bashkëshortja e uron me fotot e papublikuara më parë

Gold Ag feston sot 35 vjetorin e lindjes. Artisti nga Kosova ndau në rrjete sociale një fotografi me nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij, Guerilin ku shkruante:

“Faleminderit Zoti im për të mirat e panumërta, që edhe po të dua ti numëroj nuk do të mundem kurrë.

Sot 35 vite jetë ELHAMDULILAH”.

Nuk ka munguar as një urim nga bashkëshortja e tij, Ermira, e cila ka publikuar disa fotografi të reperit bashkë me të birin.

“Urime ditëlindjen dashni. Babi më i miri.”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Kujtojmë që Gold Ag u bë baba për herë të parë me 28 Nëntor.