LIFESTYLE, 29 Korrik 2021, 13:52

Fisnik Syla reagon për herë të parë pas arrestimit të Fjolla Morinës: Çdo herë me ty dhe për ty shpirti im…

Fisnik Syla reagon për herë të parë pas arrestimit të


Bashkëshorti i Fjolla Morinës, biznesmeni Fisnik Syla, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të këngëtares.

Fjolla do të qëndrojë 40 ditë në paraburgim për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit, sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mbrëmjen e djeshme, Fisniku publikoi në llogarinë e tij në Instagram dy foto të realizuara gjatë ceremonisë së celebrimit të tyre në ishujt Maldive.

Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im… do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e padëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, shkroi Syla në foton e parë.

Më pas ai ndau edhe imazhin e dytë, në të cilin dyshja shihet duke pozuar para pasyrës, teksa Fjolla ka shkrepur foton.

Fjolla u arrestua më 19 korrik, në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Kjo vjen si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku u kap me dy armë në makinë, teksa shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, si dhe një person i tretë.

[gallery ids="550879,550880,550881,550882,550883,550884,550885,550886,550887"]