LIFESTYLE, 29 Korrik 2021, 13:49

“S’po kërkoja kalorës, por…” Pas thumbave të Bora Zemanit, ish-partneri Donald Veshaj ironizon moderatoren: Kërkohet një …

“S’po kërkoja kalorës, por…” Pas thumbave


Pas ndarjes, Donald Veshaj dhe Bora Zemani nuk kanë ndalur “thumbat” ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Moderatorja publikoi pak ditë më parë foto nga pushimet e saj në Turqi me mbishkrimin “Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, që e shkroi në gjuhën angleze.

Dhe shumë shpejt ka ardhur përgjigja e ish-partnerit të saj, Donald Veshaj.

Aktori i njohur i humorit ironizoi moderatoren teksa postoi në Instagram foto nga Barcelona, ku edhe po pushon së bashku me të vëllanë, Romeo Veshajn.

“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotesa anglisht. Të interesuarit në dm osee wp ?”- shkroi ai.

Dhe këto fjalë u dukën si “tallje” ndaj postimeve në anglisht të Bora Zemanit.

Çifti u ndanë pas disa vitesh lidhje dhe asnjëri nuk ka folur publikisht rreth arsyeve që çuan në fund e marrëdhënies së tyre.

[gallery ids="550868,550869,550870,550871,550872,550873,550874"]