LIFESTYLE, 29 Korrik 2021, 19:07

Po e ndjek? Ish i fejuari i Jennifer Lopez fotografohet në të njëjtin dyqan që këngëtarja vizitoi dy orë para tij

Po e ndjek? Ish i fejuari i Jennifer Lopez fotografohet në të


Alex Rodriguez dhe reporterja sportive, Melanie Collins, u panë duke vizituar disa ndalesa luksoze në Rivierën Franceze, vetëm dy orë pasi ish e fejuara e tij, Jennifer Lopez, ishte në të njëjtin dyqan.

Rodriguez, 46 vjeç, dhe Collins, shkuan në një dyqan “Chanel” të martën dhe morën akullore gjatë udhëtimit të tij në Evropë me rastin e ditëlindjes, shkruan “Page Six”.

Rodriguez dhe Collins ngritën dyshimet se kanë nisur një histori dashurie në fillim të këtij muaji.

Mirëpo, një burim tha: “Ata janë miq. Ai është me pushime. Ai është beqar dhe po argëtohet.

Alex ka qenë i shoqëruar me miqtë dhe familjen gjatë udhëtimit, përfshirë Eric dhe Jessie James Decker. Melanie është një shoqe e mirë,”- tha burimi, duke shtuar: “Ata janë të gjithë miq.

Burimet thonë se Rodriguez do të përfundoi udhëtimin e tij të ditëlindjes ditën e shtunë, para se të kthehet në punë.

Rastësisht, ish-i tij, Lopez, 52 vjeç, ka udhëtuar po ashtu me jaht me rastin e ditëlindjes së saj, së bashku me të dashurin, Ben Affleck.

[gallery ids="551144,551145,551146,551147,551148,551149,551150,551151"]