AKTUALITET, 14 Gusht 2020, 13:37

Drōgë dhe vjedhje, kush janë të dënuarit e radhës që ‘shenjëstroi’ OFL-ja

Drōgë dhe vjedhje, kush janë të dënuarit e radhës


Artur Guri, Elton Andreica (Muça) dhe Dylber Adema janë tre të dënuarit e radhës që janë vënë në shënjestrën e Operacionit Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Artur Guri, banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drōgave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;

Elton Andreica (Muça), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë”;

Dylber Adema, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.