AKTUALITET, 6 Tetor 2020, 17:12

Drejtoresha rezulton pozitive me COVID-19, mbyllet kopshti në Korçë

Drejtoresha rezulton pozitive me COVID-19, mbyllet kopshti në

Është konfirmuar pozitive me COVID-19 drejtoresha e kopshtit në qytetin e Korçës.

Pas izolimit të saj në kushte shtëpie që prej ditës së premte dhe daljes së rezultatit dje, bashkia ka bërë të mundur edhe zbatimin e protokollit të sigurisë duke mbyllur kopshtin sot.

Në këtë mënyrë të gjithë kontaktet e drejtoreshës janë vetizoluar në banesat e tyre.

Burime bëjnë të ditur se së fundmi drejtoresha nuk ka patur kontakte të afërta me stafin e punës, ndërsa pas shfaqjes së simptomave të para ajo është vetizoluar në banesë dhe nga tamponi i kryer ka rezultuar pozitive.