AKTUALITET, 6 Tetor 2020, 17:02

VIDEO/ Denoncimi i PD-së: Rama për shtatë vite e zhvati biznesin e vogël, Rilindja e tepsisë ka mbaruar!

VIDEO/ Denoncimi i PD-së: Rama për shtatë vite e zhvati biznesin

Shefi i kabinetit të kreut të PD-së Dorjan Teliti, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, denoncon faktin se Edi Rama për 7 vjet ka vjedhur e ka zhvatur biznesin e vogël.

Sipas Telitit, Rama pasi gënjeu biznesin e vogël dhe e vodhi atë, vetëm tani premton ulje taksash.

Teliti thekson se “Rilindja e tepsisë ku ka ngrënë me garuzhde lugati që po tmerron të madh e të vogël, ka mbaruar”.

Postimi i Dorjan Telitit:

Për 7 vite, e vodhi dhe e zhvati biznesin e vogël dhe tani që nuk ka mbetur as gjysma e atyre që mbanin familjen me punë të ndershme, premton heqje taksash.

Rilindja e tepsisë ku ka ngrënë me garuzhde lugati që po tmerron të madh e të vogël, ka mbaruar!

Një vizion i ri dhe një plan afatgjatë do të jetë shpëtimi për biznesin e vogël.

Koha është në favor të qytetarëve!