TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas premtimit të radhës për rritja pagash bërë nga Kryeministri Rama.
“Në 8 vjet nuk realizoi as detyrimin ligjor për indeksimin e pagave , duke sjellë praktikisht uljen reale të pagave për shkak të inflacionit”, shkruan Paloka.
“Nuk të shpetojnë as mashtrimet e as përdredhjet me kodin zgjedhor!”, shkruan ai.
Ja postimi i plotë:
Në 8 vjet nuk realizoi as detyrimin ligjor për indeksimin e pagave , duke sjellë praktikisht uljen reale të pagave për shkak të inflacionit .
Tani premton rritjen e pagave se mendon që kështu do i mashtrojë dhe një herë shqiptarët...I vetmi që i merr dhe i trajton shqiptarët si “budallenj” , është pikërisht ai vetë , që përsërit herë pas here se “shqiptarët nuk janë budallenj”!
Nuk të shpetojnë as mashtrimet e as përdredhjet me kodin zgjedhor!