AKTUALITET, 6 Tetor 2020, 14:00

“40%-shat e Ramës”, premtim i përsëritur pas tre viteve për punonjësit e sistemit shëndetësor

“40%-shat e Ramës”, premtim i përsëritur pas tre


Ministrja e Financave ka premtuar se do të ketë një rritje pagash me 40% për punonjësit e shëndetësisë dhe 15% për punonjësit në arsim.

Kostoja e kësaj rritjeje do të jetë 8 miliardë në buxhetin e shtetit.

Të njëjtin premtim kryeministri Rama e ka bërë që tre vite më parë, por është duke e risjellë në vëmendje sërish vetëm në përfundim të mandatit.

“Pagat e mësuesve dhe të mjekëve do të rriten me 40% gjatë 4 viteve të ardhshme”, u shpreh kryeministri, gjatë prezantimit të programit të ri në 11/09/2017, ndërsa shtoi se kjo rritje pagash përfshihet në programin e qeverisë së re.

Ai shtoi:

“Jemi të qartë për domosdoshmërinë për vazhdimin e mbështetjen ndaj mësuesve dhe mjekëve për rritjen e pagave të tyre deri në 40% brenda këtij mandati. Gjithashtu, të nxitim mjekët specialistë që të punojnë jashtë spitaleve rajonale apo spitaleve jashtë Tiranës”.

Për mësuesit rritja e parashikuar është vetëm 15%, edhe pse kryeministri ka shtuar se do të ketë pagë shtesë për orët ekstra, për bonusin, apo për mësuesit që shërbejnë jashtë qendrave të banimit.