TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Asnjë hap pas nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria lidhur me projektin e Unazës së Madhe që dëmton rreth 400 godina, familje dhe biznese në zonën e Astirit në kryeqytet.
Madje sot ka nisur të zbatohet edhe më konkretisht plani, pasi është hequr dhe simboli i Shqiponjës, për t’u hapur rrugë punimeve.
Banorët janë të vendosur në protestën e tyre, ata kanë dalë sot për të tetën ditë me radhë në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve. Nuk kanë munguar as tensionet mes tyre dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët kërkojnë të kalojnë.
Në përplasjen mes drejtuesve të mjeteve dhe banorëve ka mbetur i lënduar dhe një prej operatorëve të mediave, ndërsa në vendngjarje nuk ka asnjë punonjës policie. Banorët thonë se kanë marrë urdhër të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat.
Zgjidhja e vetme që iu është dhënë banorëve është pagimi i qerasë nga ana e bashkisë për një vit, një propozim të cilën ata njëzëri e kanë konsidruar qesharak.
