AKTUALITET, 28 Prill 2020, 11:24

750 të infektuar me koronavirus në vend, sot 14 raste të reja. Harta e përhapjes

750 të infektuar me koronavirus në vend, sot 14 raste të reja.


Ka shkuar në 750 numri i të prekurve me koronavirus në vend me 14 raste te reja, nga te cilat shtatë në Tirane, pesë në Krujë dhe dy në Shkodër.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Harta e të prekurve u zgjerua sot në Tiranë, Krujë dhe në Shkodër.

E PLOTË/

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja, shkon në 750 numri i të prekurve

Shkon në 431 numri i të shëruarve

Dr. Albana Fico

Instituti i Shëndetit Publik

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia  Të prekur  Të shëruar

Tiranë 309                188

Shkodër 107               64

Krujë 97                      9

Durrës 42                 38

Fier 37                      29

Kurbin 31

Korçë 19                 18

Elbasan 18             15

Kukës 18               10

Lezhë 14                 14

Has 14                   12

Kavajë 9               8

Lushnje 7             4

Vlorë 5                  4

Pukë 5                  4

Mirditë 5                3

Rrogozhinë 4           4

Tropojë 4                4

Berat 3              2

Mallakastër 1           1

Mat 1

Pavarësisht luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrolluar.

Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i qytetarëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.

Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.