BOTA, 15 Janar 2018, 10:51

FOTO/ E tmerrshme, skafi merr flakë, turistët hidhen në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tajlandë. Skafi i mbushur me turistë është përfshirë nga flakët teksa lundronte mes ishujve. Turistët janë detyruar të hidhen në det për të shpëtuar jetën e tyre.

Skafi u përfshi nga flakët pranë ishullit Phi Phi Le në jug të Tajlandës, ndërsa 16 persona mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, raporton Reuters. Shkaqet që shkaktuan zjarrin në skaf janë të paqarta.

4