TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një raport i publikuar së fundmi, zbulon se në vitin 1981, Mbretëresha e Anglisë, i ka shpëtuar një atentati gjatë një vizite të saj në Zelandën e Re.
Në momentin që Mbretëresha doli jashtë makinës së saj "Rolls Royce", një djalë 17 vjeçar, ka qëlluar në drejtim të saj. Plumbi ka kaluar shumë pranë kokës së Mbretëreshës.
Turma nuk e kuptoi çfarë ndodhi dhe Mbretëresha vazhdoi të ecte në paradën e organizuar.
Mësohet se policia e Zelandës së Re, e turpëruar nga ngjarja, u mundua ta fshehë atë duke e konsideruar një incident të vogël pa rëndësi. Por dokumentat e publikuara, tregojnë se në fakt kemi të bëjmë me një atentat ndaj Mbretëreshës.
Burimi: Daily Mail / TPZ.AL
Në foto: Atentatori, Christopher Lewis