TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vokalistja e grupit muzikor "The Cranberries", Dolores O'Riordam, ka ndërruar jetë papritur, në moshën 46 vjeçare.
Këngëtarja me origjinë nga Irlanda, ka qenë vokalistja e grupit muzikor i cili fitoi famë ndërkombëtare me këngën "Zombie".
Publicisti i këngëtares ka postuar një mesazh ku shprehet se: "Vokalistja e bandës muzikore, "The Cranberries" ndodhej në Londër për xhirimin e një kënge".
Nuk dihet në çfarë rrethanash ka humbur jetën këngëtarja.
Grupi "The Cranberries" u bë i famshëm në vitin 1993, me albbuin "Everybody Else is Doing it, So Why Can't We?" dhe shiti rreth 40 milionë albume në mbarë botën.
BBC / TPZ.AL