BOTA, 13 Janar 2018, 12:20

Marrëdhënie seksuale me Trump? I jepet 130 mijë dollarë ish-aktores porno për heshtjen/FOTO

130 mijë dollarë është paguar një ish-aktore e filmave pornografike, për të heshtur mbi marrëdhënien seksuale me presidentin Donald Trumpin.

Sipas mediave, raporti është konsumuar në vitin 2006, kur manjati i pasurive të patundshme ishte i martuar me gruan e tij aktuale, Melanian. Gazeta Wall Street Journal ka risjellë në vëmendje historinë e pretenduar mes Trump dhe Stephanie Clifford, e njohur në botën e pornografisë, me emrin e artit Stormy Daniels.

Ishte e përditshmja e Rupert Murdoch, që foli fillimisht për çështjen në 2016-ën, në mes të akuzave për ngacmime seksuale dhe seksizëm. Tashmë dalin në dritë detaje të tjera. Sipas medias amerikane, avokati i Trumpit, Michael Cohen kaloi 130 mijë dollarë në një llogari të pornostarit në Los Angeles, vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Pagesa finalizoi tratativat me Clifford për ta bindur atë që të mos e zbulonte kurrë ngjarjen.