AKTUALITET, 11 Prill 2020, 21:03

Dokumenti/ Djali i Azem Hajdarit emërohet në detyrë pranë KESH. Ja funksioni që do të kryejë

Djali i Azem Hajdarit është emëruar në detyrën e Specialistit Teknik, pranë Korporatës Elektroenergjitikë Shqiptare (KESH).

Panorama.al ka siguruar kontratën e punës së Kirjard Hajdarit, e cila është firmosur për tre muaj si fillim, që është dhe periudha e provës.

Në kontratë thuhet se Kirjard (Kiri) Hajdari ka nisur marrëdhënien e punës më datë 12.02.2020.

Ai do të ushtrojë detyrën pranë Departamentit të Zhvillimit Strategjik në Vlorë në pozicionin e specialistit teknik.

Ndërkohë që në dokument thuhet se paga e tij është 95 mijë lekë të reja.

Kirjard Hajdari ka punuar më herët si jurist pranë Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që është marrë dhe me biznese private.