LIFESTYLE, 11 Dhjetor 2017, 09:27

Wanda feston ditëlindjen, urimi i veçantë nga kapiteni i Interit (foto)

Wanda feston ditëlindjen, urimi i veçantë nga kapiteni i

Wanda Nara, bashkëshortja e kapitenit të Interit, Mauro Icardi, festoi ditëlindjen e saj të 31-të.

Vetë sulmuesi argjentinas, i dedikoi një status të ndjerë bashkëshortes së tij, të cilin e publikoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Gëzuar 31-vjetorin dashuria ime! Një tjetër vit krah teje. Të uroj të vazhdosh të kesh sukses në çdo gjë që bën dhe t’u realizofshin të gjitha ëndrrat dhe projektet, sepse e meriton. Si nënë, bashkëshorte dhe mike. Gëzuar ditëlindjen!”, shkruante Icardi në Instagramin e tij.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë martuar në vitin 2014, vetëm pak muaj pasi modelja u divorcua nga sulmuesi tjetër argjentinas, Maxi Lopez.

[gallery ids="34763,34764,34760,34766,34765,34759,34757,34762,34767,34761"]