LIFESTYLE, 11 Dhjetor 2017, 10:01

Ja për çfarë të ndihmon vaji i kanabisit!

Ja për çfarë të ndihmon vaji i kanabisit!

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga Mail Online, përdorimi i vajit të kanabisit, për qëllime mjekësore në Britaninë e Madhe, është rritur.

Vaji i kanabisit, gjen përdorim për trajtimin e kancerit dhe epilepsisë.

Sipas të njëjtit burim, tashmë në gjithë vendin ka 250 mijë përdorues, nga 125 mijë të regjistruar një vit më parë.

Cannabis Trades Association UK, thotë se janë rreth 1 mijë përdorues të rinj çdo muaj.

Pavarësisht se në këtë vend, ende nuk është produkt i ligjshëm.

Mike Harlington, kreu i CTA UK, thotë se 65% e përdoruesve, janë femra që kërkojnë të lehtësojnë dhimbjet e mesit, ankthin dhe epilepsinë.

Këto të dhëna, vijnë pasi dy gra në moshën mesatare së fundmi, kanë treguar se si vaji i kanabisit i ka ndihmuar, njërën me dhimbjet e mesit dhe tjetrën për kancerin.

Por çfarë është vaji i kanabisit, i njohur ndërkombëtarisht  si CBD?

Ai është një suplement që prodhohet nga marijuana dhe ka një sërë përfitimesh mjekësore.

Është raportuar se ka ndihmuar njerëz me epilepsi, reumatizëm, migrenë, psoriasis, akne, sklerozë multiple dhe depresion.

Vaji i kanabisit nuk përmban ndonjë THC, përbërësit psikoaktivë të kanabisit.

Pra, CBD nuk të jep efektin e drogës. CBD është një nga 80 kanabinoidë, përbërës natyrale që gjenden tek bima e marijuanës.

Ai del nga bima si ekstrakt, si një vaj i pasur me minerale.

Zakonisht është i paketuar si shishe me pika, por mund të jetë dhe në format e çamçakëzit, sapunit, apo vajit për e-cigaret.

Për më tepër, nuk ka efekte anësore dhe as nuk krijon varësi.