LIFESTYLE, 10 Dhjetor 2017, 21:04

"Debate" mes Arbana Osmanit dhe Eni Shehut

Së shpejti do të nis në ekranin e Top Channel emisioni “Dua të të bëj të lumtur”.

Për të paralajmëruar nisjen e këtij edicioni të ri Arbana me stafin e saj kanë publikuar spotin e festave të fundvitit.

Me ngjyra festash e plot dhurata, spoti ka në fokus fëmijë të lumtur, të cilët marrin pakot me dhurata nga Arbana dhe stafi i saj.

Gazetari Eni Shehu ka dyshimet e veta për këtë gjest të Arbanës në prag të festave të fundvitit. Natyrisht që nuk ka ndenjur pa e shprehur mendimin e tij.

“Bukur spoti, po meqë u lodhët deri aty, i kishit mbush me tërë mend ato kutitë, jo kështu sa për xhirim.”, ka komentuar Eni në postimin që Arbana ka bërë në “Instagram”

Pas këtij komenti, i menjëhershëm ishte reagimi i Arbanës.

“Eni Shehu, kanë qenë të gjitha me dhurata, gëzuar” ,shkruan Arbana pa i lënë më shumë hapësirë skepticizmit të Enit.

“Aaa, ndjesë. Përshtypje e gabuar. Gëzuar dhe ty, shumë suksese”, kërkoi ndjesë Eni.

Megjithatë, Arbana nuk e la me aq dyshimin e Enit që, ndoshta nxiti edhe të tjerë për të menduar njëlloj.

Në “Instastory”, moderatorja postoi disa foto duke hapur një nga një kutitë me dhurata për fëmijët. Me këtë rast, u dha fund dyshimeve se pakot e Vitit të Ri ishte thjesht dhe vetëm për spotin e programit.

[gallery ids="34626,34627,34628"]