AKTUALITET, 15 Mars 2021, 09:50

“Shëtiste” me pistoletë në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari libanez

“Shëtiste” me pistoletë në Tiranë, arrestohet

Një 20-vjeçar me shtetësi lebaneze, me iniciale M. B., është vënë në pranga pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, kanë qenë qytetarët ata që kanë sinjalizuar uniformat blu për të riun që po qarkullonte me armë.

Sapo kanë marrë sinjalin forcat “Shqiponja” janë nisur drejt rrugës “Lord Bajron”, aty ku ndodhej libazi dhe e kanë kontrolluar.

Pasi i kanë pikasur armën e zjarrit, efektivët e kanë dërguar të riun libanez në ambientet e komisariatit nr.3.

I riu akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët, Forca e Posaçme “Shqiponjat” lokalizon dhe vë në pranga 20-vjeçarin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë. Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.