AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 09:03

Djegia e 5 makinave në Vlorë, ja kush ishte objektivi

Djegia e 5 makinave në Vlorë, ja kush ishte objektivi

5 mjete që kanë qenë të parkuara në zonën e Lungomares në Vlorë janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Një nga mjetet e djegura ka qenë në pronësi të një zyrtari të Bashkisë së Vlorës.

Gentian Sherifaj është shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, drejtuar nga socialistët.

Sherifaj ka qenë dhe objektivi i kësaj ngjarje, ndërsa është djegur dhe makina e gruas së tij.

Policia po punon për rrethanat dhe autorët e ngjarjes, që në Vlorë duhet thënë se djegia e makinave ka qenë shumë e shpeshtë.

Edhe ngjarja e sotme dyshohet të jetë e qëllimshme, pasi mjetet janë djegur me benzinë./Fax Web