AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 22:46

A do të arrestohet Vangjush Dako? Reagon zyrtarisht Prokuroria: Do konkludohet në…

A do të arrestohet Vangjush Dako? Reagon zyrtarisht Prokuroria: Do

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot për mediat se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Ndërkohë, në emisionin “Opinion” prokuroria e Përgjithshme reagoi zyrtarisht duke deklaruar:

“Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që Vangjush Dako nuk është person nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”, thuhet në reagimin e prokurorisë