AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 22:17

Arrestimi i Dakos? Duma tregon detajet: Është e njëjta…

Arrestimi i Dakos? Duma tregon detajet: Është e njëjta…

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, tha se drejtësia pritet të veprojë për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

E ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News tha se do të ndiqet e njejta strategji që u bë me Saimir Tahirin.

Pjesë nga diskutimet: 

Duma: Tani pritet të drejtësia të fillojë të bëjë veprimin. Ajo që kemi besim është strategjia që ka nisur me radikalizimin.

Zheji: Ju mendoni se presionin që ka bërë opozita me protestë dhe në rrugë..

Duma: Pa dyshim! Nga njëra anë janë të detyruar të tregojnë që gjërat funksionojnë.

Çështja Tahiri është e njëjta. Edhe sot Tahirin e mban jashtë një kod mafioz që unë nuk kam folur ende. Edhe Tahiri është i sakrifikuar. Kjo është lojë politike për të përdorur emisarët e tu deri në momentin që të japin pushtetin. Në momentin që të vendosin shkopinj nën rrota, vjen një situatë që i përdor ata si koka turku.