TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë makina janë shkrumbuar gjatë natës teksa ishin të parkuara. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
Një nga automjetet e djegura është e një punonjësi të Bashkisë së Vlorës.
Një nga makinat e djegura është e Genti Sherifit, që është aktualisht Drejtor i Shërbimeve në bashkinë e qytetit. Ndërkohë që një makinë tjetër e djegur është e bashkëshortes së tij.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe nuk ka ende një version zyrtar nga ana e policisë.
Por, nuk përjashtohet si piste hetimore edhe ndonjë zjarrvënie e qëllimshme.