TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sherr mes adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Durrës. Dy nxënës të një shkolle 9-vjeçare të Durrësit janë konfliktuar sot në mesditë dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.
Një prej tyre është plagosur pranë shtyllës kurrizore dhe është dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës ku ndodhet në terapi intensive.
Mësohet se dy adoleshentët janë nxënës të së njëjtës shkollë dhe sherri mes tyre ka ndodhur në rrugë. Policia ndërkohë ka ndaluar autorin e plagosjes.