TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një fjalimi në Kuvend u shfaq mosbesues për zbatimin e Vetingut në Politikë pasi sipas saj i pari që do të largohet menjëherë nga politika është Edi Rama dhe ministrat e tij.
Kryemadhi kërkoi që në vettingun në politikë të futet dhe publikimi i kartelës mjekësore, sepse sipas saj një kryeministër që drogohet është peng i spaçatorëve, ndërkohë që shtoi se dje kishte ardhur me antiplumb në Kuvend.
“Nuk pres që Vetting Politik të pranohet. Sepse i bie që Edi Rama të pranojë që pa u miratuar akoma të largohet nga politika. Si mund të pranojë Damian Gjiknuari vetingun në politikë!? Si mund të pranojë Arben Ahmetaj ku futet një procedurë falsikatore për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliona e miliarda euro.
Unë nuk kam 40 milion euro për studentët, por kam 300 milion euro që do t’ia fali oligarkëve!
Edi Rama ka problemin me bashkëshorten e tij që drejton një banke që s’dihet se të kujt janë paratë dhe ku shkojnë. Do të dëshiroja që ti shtonin një pikë tjetër në Vetting dhe analizën e drogës.
Mirë dje kishte ardhur me antiplumb, po ai është peng i spaçatrorëve Një kryeministër që drogohet është peng i mallit që i shesin spaciatorët.
Ai duhet të publikojë kartelën mjekësore.”- u shpreh Kryemadhi.