AKTUALITET, 21 Dhjetor 2018, 10:25

Arrestohet xhihadisti që ideoi vrasjen e 12 personave në Charlie Hebdo

Xhihadisti francez, Peter Cherif, i dyshuar se ka qenë një nga organizatorët e atentatit në gazetën satirike Charlie Hebdo në janar të 2015 në Paris, është në duart e policisë franceze.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja Marianne, e cila teksa citon burime nga qeveria, thotë se xhihadisti Peter Cherif u kap në Xhibut, Afrikë dhe aktualisht po ekstradohet në Francë.

I njohur si Abou Hamza, ai ishte në arrati që prej 2011.

Cherif është një nga terroristët e shumtë më të kërkuar në botë.