TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se u ka hapur dyert e institucioneve kriminelëve.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, në debatet për vetingun në politikë, Bylykbashi tha se amendamentet e propozuara prej opozitës mbyllet hapësira për të anashkaluar ligjin për dekriminalizimin.
Bylykbashi tha se nëse rrëzohen amendamentet e propozuara nga opozita mbrohen kriminelet.
Fjala e Bylykbashit:
Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin.
E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë. Sepse Rama e ka dizenjuar këtë plan për ti futur brenda.
Ata i sjellin votat.
Bëni mirë, ti thërrisni mendjes, pranoni Komisionin e Venecias, uluni në dialog konstruktiv me ne dhe t'i hapim rrugë vetingut në politikë.
Në mënyrë që ti hapet rruga edhe studentëve.