TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ngriti shqetësimin e një procedure në Kuvend, që sipas tij është bërë në shkelje të rregullores.
Bëhet fjalë procedurën e ndjekur për rrëzimin e dekretit të Presidentit për tatimin mbi të ardhurat.
Fjala e Vasilit:
Do qëndroj vetëm në një pikë shumë shkurt që ta dimë jemi në një parlament normal, apo në një parlamentar i cili është shpartalluar dhe degjeneruar nga procedurat.
Ky është njoftimi për rrëzimin e dekretit të Presidentit për tatimin mbi të ardhurat. Mbledhja për këtë dekret e komisionit është bërë në 7 të darkës, votimi është bërë në orën 10 të darkës.
Më thoni ju që jeni deputetë të rinj e të vjetër, a ka ndodhur të futet ndonjë akt brenda 3 orësh në komision. Kjo është një faqe e zezë për këtë parlament dhe për këtë, do t'u lutesha zoti kryetar nëse ka ndonjë gramë integriteti ky parlament.
Ndërtoni procedurën e anulimit të gjithë kësaj procedure, të hetohet deri në fund mënyra e veprimit. Edhe protokollimi në 8 të darkës të kësaj kërkese, sepse në 8 të darkës mund të protokollohet kërkesa e grupit parlamentar të PS.
Në të gjitha këto pikëpamje jemi përpara një skandali. Ju jeni shumë rigorozë, edhe për ato minutat e të folurit shumë mirë bëni. Por këto shkelje procedurale janë nga më të ndyrat. Mund të përmbahet histeria për të hedhur poshtë një dekret.
Por nuk ka pse të shpartallojmë procedurat. Unë do të kërkoja ta ndalni këtë moment dhe të sqaroni kush janë përgjegjës që kanë bërë një skandal të këtyre përmasave.