TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pengesa kryesore e Vetingut në politikë është kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi peng të spaçatoreve, ndërsa shtoi që përfundimi i tij është gijotina e SPAK.
"I them mos pi mall se të bën keq për astmën, ia thotë doktoresha këtu.
Ai ka problem përballjen me vetveten."-U shpreh kryetarja e LSI.
Deklarata e Kryemadhit:
Një kryeministër që drogohet është peng i spaçatorëve. Mirë dje na kishte ardhur me antiplumb por ai është peng i madhit çfarë i shesin.
Në veting duhet të shtojmë dhe kartelën shëndetësore. Prej 20 vitesh i fshihet kartela mjekësore.
I them mos pi mall se të bën keq për astmën, ia thotë doktoresha këtu.
Ai ka problem përballjen me vetveten.
Sepse për 20 vite kemi dëgjuar njeriun modern, por merr vesh vetëm nga psikopatia si ti dhunojë njerëzit e vet dhe ti fusë në vorbullën e vet.
Si mund të pranoj Edi Rama vetingun politik, ku e di që është personi i parë, gijotina e parë e SPAK-ut. Një kryeministër që drogohet është peng i spaçatoreve.
Mire që kishte ardhur në kuvend me antiplumb, por është peng i llojit të mallit që merr. Prej 20 vitesh është fshehur kartela mjekësore nga ministrja e Shëndetësisë. Nuk e pranon dot këtë gjë se kërkon se gjithë shqiptarët kërkon t’i fusë në këtë vorbull. Në 20 vite kemi dëgjuar për një njeri që merr vesh për çdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia që dhunon njerëzit e tij të afërm.
Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyjeve që i shkelin syrin njëri tjetrin.