TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një djalë rreth 30 vjeç ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeç sot në mesditë në lagjen “Dardania” në Prizren.
Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë për Express se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është duke u intervistuar një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen.
“Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen. Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes.
Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.
Me të ardhur në vendin e ngjarjes, Policia e ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer krimi.
“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, sqaron policia.