TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në moshën 2-vjeç habiti mjekët dhe prindërit e tij me aftësinë për të shkruar, lexuar dhe vizatuar më mirë se një i rritur.
Sot, 18 vite më vonë Boriska Kipriyanovich rikthehet në qendër të vëmendjes për njohuritë e thella që ka për hapësirën dhe për pretendimin e tij të pazakontë.
20-vjeçari thotë se ka lindur fillimisht në planetin Mars në ditët e fundit të jetës së këtij planeti, që sipas Boriskas u shua nga një luftë shkatërrimtare dhe më pas ka rilindur në Volgograd të Rusisë.
Boriska mundohet të përshkruajë jetën “e parë” të tij. Ai thotë se qytetërimi atje u shkatërrua nga një luftë nukleare, megjithatë shton se nuk është shuar plotësisht.
“Marsianët janë mbi dy metra. Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni”, thotë i riu.
Jo vetëm kaq, Boriska thotë se ata janë të pavdekshëm.
“Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta. Nuk plaken”, vijon ai.
Me Tokën, marsianët i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian.
“Kanë patur një lidhje të fortë dhe Toka do të ndryshojë dramatikisht kur të zbulohen sekretet e monumentit të Sfinksit në Giza”, thotë ai, duke shtuar se mekanizmi që zbulon këto sekrete ndodhet “pas veshit të monumentit”. TCH