TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e trefishtë në fshatin Xibër të Klosit. Vrasja ka ndodhur për çështje pronësie, ku vëllai ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, i cili është shtrirë në tokë i mbuluar në gjak. Menjëherë pas ngjarjes, pasi djali 17-vjeçar ka parë babanë e tij në tokë, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë, por është qëlluar edhe ai nga xhaxhai.
Ndërkohë, babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por për shkak se fshati ndodhej më shumë se një orë larg spitalit, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë, duke ndërruar jetë.
Sapo autori i krimit ka marrë vesh lajmin tronditës, ka vrarë veten.